Ekonomi Rroga mesatare është 21.882 denarë

Rroga mesatare është 21.882 denarë

Rruga mesatare neto që është paguar për punëtor në gusht kap shifrën prej 21.882 denarë. Indeksi në gusht 2015 në raport me gushtin e vitit të kaluar është 103,1, ka publikuar Enti shtetëror i statistikës.

Rritja e këtillë ka të bëjë para se gjithash me rritjen e rrugës mesatare neto që është paguar për punëtor në sektorët e artit, zbavitjes dhe rekreacionit (11,9%), minierë dhe nxjerrjen e gurëve (7,8%) dhe veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike (7,6%)

Rritja e pagës neto në raport me muajin e kaluar është vërejtur në sektorët e veprimtarisë profesionale, shkencore dhe teknike (8,3), objekte për akomodim dhe veprimtari të servisit me ushqim (5,2) dhe informacione dhe komunikacione (4,4).

Në gusht të vitit 2015, 1,2% e të punësuarve në Maqedoni nuk kanë marrë pagë.