Maqedoni Prokuroria: Nuk ka rrethana të reja për hetimin e vdekjes së presidentit...

Prokuroria: Nuk ka rrethana të reja për hetimin e vdekjes së presidentit Trajkovski

 

Deri në këtë moment, dhe nga faktet e konfirmuara deri më tani në hetim si dhe raporti i Komisionit ndërkombëtarë për shqyrtimin e shkaqeve për fatkeqësinë ajrore ku jetën humbi ish presidenti Boris Trajkovski, nuk janë paraqitur rrethana të reja që do të çonin n “marrjen e vendimit tjetër nga rezoluta e miratuar më herët” njoftuan sot nga Prokuroria Publike.

Prej atje shtojnë se edhe pse raporti i Komisionit ndërkombëtarë nuk është pjesë e hetimit zyrtar, ai është shqyrtuar dhe analizuar nga Prokuroria publike. Por, prej tij siç thonë nga Prokuroria, nuk dalin rrethana të reja që do të ndryshonin vendimin e marrë prej më herët.

Sot mbushen 12 vite nga vdekja e Trajkovskit, ku në tragjedinë ajrore humbi jetën në afërsi të qytetit boshnjak Mostar. Së bashku me të jetën humbën edhe tetë persona tjetër, anëtarë të kabinetit të tij dhe ekuipazhit të avionit.