Maqedoni Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal kundër Pançevskit

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal kundër Pançevskit

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit hedh poshtë kallëzimin penal që gjykatësi Ivan Xholev e ngriti kundër kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vladimir Pançevski, me të cilin e ngarkonte për veprën penale marrje të ryshfetit për ndikim kundër- ligjor.

Prokuroria vendimin e këtillë e ka marrë pasi pas “analizimit të gjithëpërfshirës të të gjithë dëshmive të grumbulluara” ka vërtetuar se nuk bëhet fjalë për vepra penale për të cilën ndiqet me detyrë zyrtare.