Maqedoni Plenumi i Profesorëve përmes letrës kërkon takim me presidentin Ivanov

Plenumi i Profesorëve përmes letrës kërkon takim me presidentin Ivanov

Plenumi i Profesorëve sot presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov i dërgoi letër, në të cilën kërkohet takim me përfaqësuesit e Plenumit të Profesorëve dhe Plenumit të Studentëve do t’i shpalosin qëndrimet e tyre për ndryshimet e sugjeruara të ligjit për arsimin e lartë, i cili shumë shpejtë do të gjendet në Kuvend.
Në vazhdim,në mënyrë të integruar ua parashtrojmë këtë letër:
I nderuari President Ivanov,
Në prag të seancës parlamentare në të cilën pritet përfundimisht të votohet pakoja e propozuar e ligjeve në sferën e arsimit, Ju drejtohemi si President i Republikës, por edhe si profesor dhe koleg i yni, me kërkesë të pranoni përfaqësues të të dy plenumeve dhe ti dëgjoni argumentet tona për atë se me propozim ligjet shkelet në mënyrë flagrante Kushtetuta, të drejtat e njeriut, si dhe dokumentet evropiane dhe ndërkombëtare të cilët e rregullojnë autonominë dhe parimet e universiteteve për të siguruar cilësi në arsimin e lartë.
Në fjalimin tuaj në Kuvend dhe në deklaratat e Juaja për mediat, ju qartë e bëtë të ditur se duhet të dëgjohen mendimet e të gjitha palëve të interesuara, përfshirë këtu edhe studentët.
Për fat të keq, deri tani në tërë procedurën e përgatitjes dhe miratimit të ligjeve, pjesa më e madhe e profesorëve dhe studentëve ishin të përjashtuar edhe përskaj thirrjeve dhe kërkesave të vazhdueshme deri te institucionet përkatëse t’i dëgjojnë kërkesat dhe qëndrimet e tyre. Një i ashtuquajtur “takim për shkëmbimin e mendimeve”, e organizuar në hotel e më pas e zhvendosur me shpejtësi në Kuvend, nuk mund të zëvendësojë debatin ku do të silleshin argumente të ndryshme dhe kontradiktore të të gjitha palëve të interesuara.
Ne, anëtarët e Plenumit Studentor dhe Plenumit të Profesorëve, kërkojmë fillimisht të përgatitet analizë e bazuar në gjendjen aktuale në arsimin e lartë dhe më pas të organizohet debat nëpër universitete ku do të kyçet e tërë bashkësia akademike. Reformë e vërtetë në arsimin e lartë është e mundur vetëm përmes procedurës së gjerë dhe transparente për përgatitjen e ligjeve të reja.
Këtë kërkesë e përforcojmë me faktin se pjesa më e madhe e dekanëve dhe rektorëve formalisht i kanë refuzuar propozim ndryshimet dhe kanë kërkuar tërheqje të ligjit, gjë që u injorua tërësisht nga institucionet kompetente.
Në pritje të përgjigjes suaj, me respekt
Në emër të Plenumit të Profesorëve
Prof. dr. Gordana Siljanovska Davkova
Prof. dr. Abdulmenaf Bexheti