Maqedoni Një grua e ngrirë është gjetur në fshatin Zagraçan të Strugës

Një grua e ngrirë është gjetur në fshatin Zagraçan të Strugës

Një grua rreth 65 vjeçare, është transferuar me urgjencë në spital, teksa është gjendur e ngrirë në shtëpinë e saj në periferi të fshatit Zagraçan të Strugës.

Ambulancën e kanë njoftuar bashkfshatrët, ata janë shqetësuar për të pasi disa ditë nuk kanë pasur mundësi ta shohin, gruan e cila ka jetuar në një pjesë periferike të fshatit. Sipas të dhënave jo zyrtare, ajo është gjetur e ngrirë, pa rrymë dhe pa nxemje në shtëpinë e saj.

65 vjeçarja, aktualisht trajtohet në spitalin e Ohrit, është në gjendje stabile, ndërsa është konstatuar se ka pësuar ngrirje të shkallës së tretë këmbëve dhe shkallës së parë të duarve. Si dhe ka humbur pulsin në venët e ekstremiteteve. Mjekët theksojnë se ekziston rreziku për gangrenë,

ftohti i madh që ka kapluar këto ditë rajonin e Strugës, ka lënë pa rrymë dhe ngrohje qindra familje, ndërsa rrugët për disa ditë kanë qenë të pakalueshme.

Nga Kryqi i Kuq  thonë se në koordinim me Qendrën  për Menaxhimin eKrizave kanë dërguar ushiqi, ilaçe dhe batanie në fshatrat e bllokuara nga bora.