Maqedoni Kryeministri Gruevski fton papën të vizitoj Maqedoninë

Kryeministri Gruevski fton papën të vizitoj Maqedoninë

 

Kryeministri Nikolla Gruevski sot së bashku me delegacionin qeveritar, në përbërjen e të cilit janë ministri i jashtëm, Nikolla Poposki dhe ministrja e kulturës, Elizabeta Kançeska- Milevska në Vatikan realizoi takim me kryetarin e kishës romake –katolike, papën Françesku, shkruan MIA.

Kryeministri Gruevski e ka informuar me disa fusha dhe çështje të rëndësishme për shtetin si dhe me interesat e saja strategjike për anëtarësim në BE dhe NATO si dhe përpjekjet e vendit për integrim më të shpejtë.

Numri një i Qeverisë dërgoi ftesë për vizitë të papës në Maqedoni, që do të nënkuptonte hap të rëndësishëm për përforcimin shtesë dhe intensifikimin e raporteve të përbashkëta miqësore.

Në takim mori pjesë edhe delegacioni i KOS, i cili përveç me papën, takim mbajti edhe me sekretarin shtetërorë në Vatikan, kardinalin Pietro Parolin.