Maqedoni Nga telefonat deri më tani janë grumbulluar 700.00 denarë ndihmë për të...

Nga telefonat deri më tani janë grumbulluar 700.00 denarë ndihmë për të prekurit nga përmbytjet

Në zonat e përmbytura në Manastir Prilep, Shtip, Koçan, Strumicë kurse dje pasdite edhe në rajonin e Kërçovës dhe Gostivarit, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë shpërndante ndihmë.

Nëpërmjet telefonave celularë T- Mobile, ONE dhe VIP 070 075 077 /143 400 sot janë mbledhur 4.683.500 denarë, kurse në Fondin e solidaritet janë grumbulluar 741.987 denarë.

Në rajonin e Manastirit janë shpërndarë 300 pako me produkte ushqimore, 300 pako me preparate higjienike, 50 palë çizme gome  dhe 800 batanije. Në Prilep janë shpërndarë 50 pako me produkte ushqimore, 50  pako me preparate higjienike, 50 palë çizme gome  dhe 40 batanije.

Në  Shtip janë shpërndarë 50 pako me produkte ushqimore, 50 pako me preparate higjienike, 50 palë çizme gome dhe 80 batanije.

Derdhja e Lumit të Zajasit në Kërçovë rrezikoi më shumë se 70 familje të cilat mbrëmë vonë janë evakuuar. Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë menjëherë pas velrsimit të bërë për nevojat e të pësuarve nga përmbytjet, shpërndau 70 pako me produkte ushqimore, 70 pako me preparate higjienike, 150 batanije dhe ujë të pijshëm.

Zonat e përmbytura në Kërçova i vizitoi sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, Sait Sait.

Për shkak të derdhjes së kanaleve të lagjes Banjeshnica, Gostivar janë përmbytur në 30 familje ku janë shpërndarë 30 pako me produkte ushqimore, 30 pako me preparate higjienike, dhe 60 batanije.

.