Maqedoni Portalet e mbyllura vihen në funksion, “Unet” do të prononcohet më hollësisht...

Portalet e mbyllura vihen në funksion, “Unet” do të prononcohet më hollësisht për problemin

Portalet maqedonase që sot në mëngjes nuk hapeshin, për shkak të problemit me prouajderin “Unet”, sot sërish u vunë në funksion.

Menaxheri gjeneral i “Unet”, Aneta Pesheva për “Meta” deklaroi se të hënën do të dalin me të dhëna të hollësishme për arsyet që ndodhën gabimet teknike.

“Për shkaqet e problemit të gjithë shfrytëzuesit tanë do të njoftohen më hollësisht dhe do të bëjmë çmos që në të ardhmen të mos ndodhin të njëjtat”” thuhet në njoftimin e “Unet”.