Maqedoni Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë janë të lumtur

Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë janë të lumtur

54 % e qytetarëve të anketuar në vitin 2014 janë ndjerë të lumtur ose shumë të lumtur, 34 % nuk janë as të lumtur e as të palumtur, dhe 11% janë të palumtur ose shumë të palumtur, bëri të ditur Asiciacioni udhëheqës në botë i hulumtimeve në treg “Win / Gallup International, realizoi anketën “Fundi i vitit”. Kjo organizatë hulumton perspektivat, pritjet dhe bindjet e 64.002 personave nga 65 vende të mbarë botës. Këtë hulumtim në Maqedoni e realizoi “Brima” anëtare e Win / Gallup International” dhe pjesë e TNS-së në nëntor të viti 2014.
Sipas të anketuarve të realizuara tet a tet në shtëpinë e të anketuarit, në ekzemplar nacional me 1.204 të të anketuarve nga mosha mbi 15 vjeçare, prej 1 deri në 24 nëntor, vitin e kaluar, 37% e qytetarëve pritur se viti 2014 do të jetë më i mirë nga viti i kaluar, kurse tani 33 % të njëjtën gjë presin nga për vitin 2015.
Në rast nëse ka luftë, në Maqedoni 38 % nga të anketuarit janë deklaruar se janë të gatshëm të luftojnë për vendin, ndërkaq çdo i dyti nuk do të luftonte për vendin.