Maqedoni Sindikata е policisë: Rritja e pagave dhe “bombat” janë koincidencë

Sindikata е policisë: Rritja e pagave dhe “bombat” janë koincidencë

Sindikata e policisë dhe ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, nesër prej orës 11 do të kenë konferencë të përbashkët për shtyp ku do t’i shpalosin detajet nga masa për rritjen e pagave për personat e autorizuar dhe uniformuar në MPB, që dje në tubimin e VMRO DPMNE-së në Shtip e paralajmëroi Nikolla Gruevski.

Këtë për “Meta” e konfirmoi edhe kryetari i sindikatës policore, Tihomir Klimovski, i cili thotë se masën që e ka propozuar Gruevski është përfundimin i bisedimeve dhe negociatave mes sindikatës dhe Ministrisë, që kanë vijuar kohë më të gjatë.

-Sindikata policore vite me radhë ka theksuar dallimet në paga në sektorin publik. Theksuam se disa strukturat kanë paga më të mira, siç është Drejtoria e të ardhurave publike dhe Dogana. Rrezikun në të cilin u eksponuam dhe specifikat ishin jopërkatëse lidhur me gjendjen e rrogave. Qeveria dhe Ministria treguan kuptim për kërkesat tona për nivelizimin e pagave. Ky proces duhej të realizohet vitin e kaluar, por punët na i vonuan pak zgjedhjet, kur nuk lejohen aktivitetet e këtilla- tha Klimovski.

Në pyetjen e “Metës nëse aktivitetet e opozitës dhe publikimi i bombave në pjesën ku përmendet gjendja në polici, kanë ndikuar në masën për rritjen e pagave në polici, KLimovski thotë se kjo është thjeshtë koincidencë.

-Harmonizimi i rrogave u paralajmërua që vitin e kaluar dhe atëherë nuk kishte kurrfarë “bomba” ndërsa ne nuk jemi parashikues, që të dimë se çfarë po ndodh. Fakti që opozita apo dikush tjetër ndërmerr aktivitete, me rritjen e pagave, është thjeshtë “koincidencë e kulluar”- thotë Klimovski.