Kronikë Policia në përndjekje të dyshuarit të dytë për përleshjen në Tetovë

Policia në përndjekje të dyshuarit të dytë për përleshjen në Tetovë

Policia është në përndjekje të  personit për të cilin dyshon se ka marr pjesë në përleshjen e përgjakshme në Tetovë, ku  jetën e humbi 2 vjeçari A.A.  dhe u lënduan 11 të tjerë.

Gjashtë persona nga mosha 20-25 vjeç kanë marrë plagë më të rënda dhe janë hospitalizuar në Qendrën spitalore të Shkupit.

Katër të tjerë janë me lëndime më të lehta trupore dhe janë trajtuar në spitalin e Tetovës. Policia është në përndjekje të edhe një personi tjetër  i cili dyshohet se ka marr pjesë në përleshjen e armatosur.