Korrespondentë Polica bart banorë nga fshatrat e bllokuara me borë të komunës së...

Polica bart banorë nga fshatrat e bllokuara me borë të komunës së Debarcës

Pjesëtarët e policisë nga SPB- Ohër, me më shumë ekipe jo vetëm që sigurojnë aksin rrugor  Ohër- Kërçovë, por ndërmarrin edhe masat për nxjerrjen e disa automobilave të bllokuara, sidomos në  aksin rrugor nga Botuni drejt Arbinovës.

Në këtë rrugë magjistrale u bllokuan 12 automobila dhe shtatë mjete transportuese . Sot përfundon ngritja e këtyre automobilave me mjete speciale transportuese.

Gjatë ditës së djeshme, me automobilat e policisë u transportuan më shumë banorë  nga fshatrat e Debarcës, të cilët më këmbë  janë drejtuar drejt rrugës magjistrale për në Ohër.

Sot në orën 4 të mëngjesit , rruga magjistrale Ohër – Kërçovë është e lejuar për trafikun e automjeteve dhe mini-buseve, por me  obligim të përdorimit të pajisjes dimërore.

SPB- Ohër vazhdon të jetë prezentë në aksin rrugor dhe të jetë shërbim të vozitësve dhe qytetarëve, deklaroi Stefan Dimoski.