Maqedoni Partitë politike dërguan urimet e tyre për “Shën Kirilin dhe Metodin”

Partitë politike dërguan urimet e tyre për “Shën Kirilin dhe Metodin”

 

VMRO DPMNE, LSDM, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski qytetarëve ua uruan 24 Majin- Ditën e iluministëve dhe arsimtarëve slloven, vëllezërve Kirimi dhe Metodij.

“Vepra e tyre edhe më tej është e gjallë dhe la gjurmë të përhershme në kulturën dhe traditën e popujve sllav. Misioni i tyre për iluminimin e popujve sllav në Evropë është vetëm tregues për frymën e fuqishme njerëzore dhe përpjekja e fortë për ta ruajtur gjuhën, kulturën dhe veçantinë e identitetit- thuhet në urimin e VMRO DPMNE-së.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev konsideron se kjo ditë paraqet përkujtues të rolit të tyre thelbësorë dhe historik për popullin maqedonas edhe në krijimin e përfitimeve universale, siç janë shkrimi, bashkimi dhe iluminimi i popujve sllav.

“Përmes veprimtarisë së tyre fisnike në këto hapësira, vëllezërit Kirili dhe Metodij e bënë Maqedoninë djep të kulturës dhe shkrim- leximit slloven, duke shkruar kështu faqet më të ndritshme të historisë maqedonase. Në këtë ditë, dërgojmë mesazhin se do ta kthejmë vendin e merituar të veprës së iluministëve slloven Kiril dhe Metodij dhe nxënësve të tyre, roli i madh i të cilëve në vendosjen e themeleve të gjuhës, e me këtë edhe të kulturës dhe identitetit, meriton respekt dinjitoz nga gjeneratat e tashme dhe të ardhme në Maqedoni- thuhet në urimin e Zaev.

Kryetarit i Kuvendit të R. së Maqedonisë, Trajko Veljanovski në urimin deri tek qytetarët thotë se përkushtimi i Kirilit dhe Metodit ndaj përkthimit të teksteve biblike, hapën portat e njohurive të reja dhe zhvillimit të përgjithshëm tek shumë popuj nëpër Evropë dhe më gjerë.

“Vëllezërit Kirili dhe Metodij si dhe vepra e tyre epokale dhe civilizuese janë kontribut për popullin maqedonas dhe popujt që i kultivojnë veçoritë e kulturave sllovene. Është krenaria jonë që paraardhësit tanë falë vëllezërve Kirili dhe Metodij fituan mundësi që me gjuhën e tyre t’i përhapin vlerat krishtere- thuhet në urimin e Veljanoskit.