Maqedoni “Civil” mbështet studentët

“Civil” mbështet studentët

Organizata joqeveritare “Civil” dhe organizatorët e protestave kundër pagesës së kontributeve për honorarët  përkrahin dhe solidarizohen me studentët dhe ftojnë të gjithë qytetarët të marrin pjesë në protestën studentore, të premten në ora 14, para Qeverisë së Republikë së Maqedonisë.

“Të ecim bashkë me studentet dhe studentët e këtij vendi të cilët treguan pjekuri, dinjitet dhe vendosmëri! Gjithë këtyre ditëve të rinjtë progresiv ua bëjnë zemrën mal dhe i japin shpresë të gjithë qytetarëve dhe qytetareve të Maqedonisë. “Plenumi Studentor” , tregoi se kjo shoqëri ka forca të ngihet mbi kurthet etnike dhe religjioze  që vendosin klero- mafioz politik. Studentë i dhanë mësim të gjithë revolucionarëve të salloneve, të partive, të matrapazë  joqeveritarë, të borgjezëve të kuq, por më shumë pushtetit. I thirr edhe ata të mësojnë, të pranojnë gabimet dhe të japin e përkrahjen e tyre”, thuhet në kumtesën e OJQ-së “Civil”