Nen Sekcioni Vdiq djali i presidentit bullgar Plevneliev, ngushëllime edhe nga Ivanovi

Vdiq djali i presidentit bullgar Plevneliev, ngushëllime edhe nga Ivanovi

Djali i presidentit bullgar Rosen Plevenliev, Filipi (14), ka ndërruar mbrëmë në njërin nga spitalet e Bullgarisë.

Siç transmetojnë mediat bullgare, ai ka vuajtur nga një sëmundje e rrallë e cila ka shkaktuar gjakderdhje të brendshme dhe ka qenë fatale për jetën e djalit.

Ngushëllime presidentit Plevneliev  ka shprehur presidenti i Maqedonisë Gjoge Ivanov.

Presidentit bullgar telegram ngushëllimi i dërgoi edhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, në emër të tij  personal dhe në emër të Partisë  Lidhje Socialdemokrate.