Maqedoni PLD: Ivanov të deklarohet nëse do të shfrytëzoj të drejtën e faljes

PLD: Ivanov të deklarohet nëse do të shfrytëzoj të drejtën e faljes

Me vendimin e djeshëm skandaloz të Gjykatës kushtetuese me të cilin shfuqizohet Ligji për falje i vitit 2009, gjykata është vendosur në shërbim të drejtpërdrejt të zyrtarëve të lartë të dyshuar të VMRO DPMNE-së, thonë nga Partia Liberal-demokrate.

“Vendimi ekspres, i panjohur në të drejtën kushtetuese dhe në funksionimin e Gjykatës kushtetuese është rezultat i pavarësisë dhe punës profesionale të PSP-së. Në radhë është tani presidenti formal Gjorgje Ivanov, legjitimiteti i të cilit është kontestues. Tani profesori i Fakultetit juridik duhet të vendos nëse do të jetë pjesëmarrës direkt i rrënimit të rendit kushtetues të Maqedonisë apo do të veproj në bazë të arsyes dhe logjikës” thonë nga PLD.

PLD  i bën thirrje presidentit që të prononcohet nëse është i gatshëm të fal persona e dyshuar për krime të rënda. Nëse nuk deklarohet për synimet nga PLD thonë se do të kërkojnë ngritje të procedurës për marrjen e mandatit në Kuvend apo organizim të referendumit për tërheqjen e Ivanovit nga posti i presidentit.