Maqedoni Për shkak të zgjedhjeve, për një javë shtyhen testimi ekstern dhe pushimi

Për shkak të zgjedhjeve, për një javë shtyhen testimi ekstern dhe pushimi

Testimi ekstern i nxënësve këtë vit do të shtyhet për disa ditë për shkak të zgjedhjeve të caktuara të parakohshme për 5 qershor, mëson “Meta” nga arsimtarë në shkollat e mesme, që dje e kanë marrë planin aksionar për sesionin e qershorit.

Ndryshe, siç na njoftojnë arsimtarët, në plan thuhet se testimi ekstern do të filloj më 9 qershor ndërsa do të mbaroj më 14 qershor, që është zhvendosje për thuajse 1 javë. Vetëm sa për krahasim, vitin e kaluar testimi ekstern u mbajt prej 2 deri 10 qershor.

Në shkresën që erdhi deri te “Meta” shuhet se orari për testim do të publikohet më 2 qershor, për dallim nga viti i kaluar kur u publikua më 28 maj.

Klasës e nënta, sipas planit të tyre do të testohen prej 9 deri 13 qershor.

Me këtë thonë arsimtarët zhvendoset edhe viti shkollor sepse prolongohen edhe datat për ankesa. I tërë procesi me testimin ekstern, sipas ndryshimeve duhet të mbaroj më 15 korrik.

Sipas “Kalendarit për organizimin e vitit shkollor 2015/16 në shkollat fillore”, përgatitur nga Ministria e arsimit thuhet se gjysmëvjetori i dytë fillon më 20 janar ndërsa mbaron më 10 qershor 2016 ndërsa pushimi vjetor filloi më 11 qershor 2016.

Përgjigje zyrtare kërkuam edhe nga MASH, por askush nuk u përgjigj në thirrjet tona.

Vitin e kaluar testimit ekstern iu nënshtruan 183.280 nxënës dhe 17.803 arsimtar.

Plani i ri aksionar për testim ekstern për sesionin e qershorit
Kalendari për vitin shkollor 2015/2016