Ekonomi Për Maqedoninë nuk ka dobi të madhe nga zbritja e çmimit të...

Për Maqedoninë nuk ka dobi të madhe nga zbritja e çmimit të naftës

Rënien historike e çmimit të naftës në nivel global për më pak se 30 dollarë gjegjësisht 29,93 dollarë për 1 fuçi, nuk do ta ndjejnë konsumatorët e Maqedonisë. Kjo në mënyrë të parëndësishme do të ndikoj në çmimin e prodhimeve ndërsa në formimin e çmimit të karburantit, përveç naftës së papërpunuar, marrin pjesë edhe zërat.

“Çmimi i naftës gjegjësisht karburanteve pjesërisht merr pjesë në çmimin e prodhimit. Nëse kjo pjesëmarrje është 5% atëherë lirimi do të jetë i padukshëm. Duhet të shihet për ndonjë industri gjegjësisht prodhim, sa çmimi i karburantit merr pjesë në formimin e çmimit të përgjithshëm, edhe pse te 80% e prodhimeve kjo nuk merr pjesë” thotë profesori Konstantin Dimitrov.

Sipas raportit të fundit të Bankës Popullore, në nëntor vërehet rënie e vogël mesatare vjetore të çmimeve konsumatore, që është rezultat i çmimeve më të ulëta të energjisë dhe ushqimit.