Maqedoni Pas pes viteve në burg, sot lirohet Lube Boshkovski

Pas pes viteve në burg, sot lirohet Lube Boshkovski

Sot pasdite është liruar nga burgu Lube Boshkovskit i cili vuajti dënimin me burg prej 5 viteve, mëson “Fokus”.

Ai u arrestua më 5 qershor 2011 para restorantit “Vodenica”, për financim joligjor të fushatës parazgjedhore.

Boshkovskit për këto 5 vite iu lejua të mungoj vetëm një ditë, edhe atë në varrimin e nënës së tij.

Rasti i tij ishte vlerësuar nga Departamenti i shtetit në raportin për të drejtat e njeriut, ku ai konsiderohet i burgosur politik.

Kundër Boshkovskit po zhvillohet edhe procesi “Rover” i cili dy herë u kthye në gjykim të sërishëm.