Maqedoni Komuna e Kumanovës hapi koll- qendër për qytetarët të cilët kanë nevojë...

Komuna e Kumanovës hapi koll- qendër për qytetarët të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe strehim

Komuna e Kumanovës hapi koll- qendër për qytetarët të cilët kanë nevojë  për ndihmë. Të gjitha familjet që kanë nevojë  për tu strehuar ose çfarëdo lloj ndihme tjetër, mund të telefonojnë në numrat e telefonit 031 475-830 dhe 475-800.

Kapacitet që do të shfrytëzohen për strehim do të jetë Shtëpia e nxënësit “Profesor Mijalkovq”, sallat sportive “11Oktomvri”, “Koço Racin” dhe “Hristijan Todorovski – Karposh”  si edhe çerdhet.

Komuna e Kumanovës  ka siguruar 2 milion denarë për nevojat e të zhvendosurve përkohësisht, banorëve të Lagjes së Trimave. Kryetari i Kumanovës, Zoran Damjanovski, njoftoi se shtabi i krizës ka vendosur shkollat të mos punojnë.

-Kriza e vitit 2001 nuk ishte asgjë krahasuar më këtë  terrorizëm urban që u iu ndodhi qytetarëve të Kumanovës. Apeloj që qytetarët të vetëpërmbahen dhe ta ruajnë gjakftohtësinë- tha kryetari i Kumanovës Damjanovski.