Korrespondentë Ohri vërshon nga pamflete kundër “platformës mbarë- shqiptare”

Ohri vërshon nga pamflete kundër “platformës mbarë- shqiptare”

Ohri mbrëmë ka vërshuar nga pamflete propaganduese prej katër faqeve, me mesazh “Nuk pajtohesh? Aktivizohu!”. Pamfleti është vendosur nëpër kutitë postare, objektet banesore, shtëpitë, makinat etj.

Në faqen e parë qëndron teksti “Platforma mbarë- shqiptare, Tiranë, 07.01,2017”.

Në dy faqet e para, shihen tetë pikës e platformës, me fotografi të madhe të kryeministrit shqiptar Edi Rama, pas të cilit gjendet harta e Shqipërisë së Madhe. Mund të shihen edhe dy fotografi tjera, njëra e Ramës me Ali Ahmetin dhe e dyta, katër liderët e partive shqiptare në Maqedoni me kryeministrin Rama dhe ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Në faqen e fundit qëndron portreti i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, pas të cilit qëndron harta e Shqipërisë së Madhe, me shqiponjën dykrerëshe, i shoqëruar me tekstin “Ne nuk ikim nga platforma, kemi aspekt pozitiv ndaj saj- Zoran Zaev”.