Kronikë Prokuroria nisi hetimet për vrasjen e dyfishtë në Merovë

Prokuroria nisi hetimet për vrasjen e dyfishtë në Merovë

Tre persona janë privuar nga liria nën dyshimin se kanë marrë pjesë në kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve, njëri 23 dhe tjetri 25 vjeç që ndodhi në fshatin Merovë të komunës së Zhelinës, si pasojë e mosmarrëveshjes mbi pronën e kopesë së dhenve.

Personat e arrestuar janë Sh.A. 29 vjeç, G.A. 54 vjeç dhe Q.A., 21 vjeçar, njoftojnë nga sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës. Fletë arresti është lëshuar edhe ndaj një personi tjetër, po ashtu nga Fshati Merovë, i cili për momentin për organet policore është i pakapshëm dhe ndodhet në arrati. Sektori i punëve të brendshme, për rastin në fjalë, padi penale ka lëshuar kundër gjithsej pesë personave për pjesëmarrje në përleshjen e djeshme me armë zjarri, për pasojë të së cilës, përveç dy viktimave, mbetën të plagosur rëndë edhe dy të tjerë, ndërsa më lehtë i plagosur mbeti prindi i tashmë dy vëllezërve të ndjerë.