Maqedoni Nuk ka paraburgim për Demirin, E Majta kërkoj lirimin e dy anëtarëve...

Nuk ka paraburgim për Demirin, E Majta kërkoj lirimin e dy anëtarëve tjerë

As paraburgim e as kurrfarë masash parandaluese nuk ka kërkuar prokurori pas bisedës së sotme informative me Mariglen Demirin, anëtarin e Të së Majtës.

Demiri sot ishte ftuar në bisedën në Prokurorinë publike për shkak të pjesëmarrjes në turmë.

Branimir Jovanoviq nga E Majta në konferencë shtypi, pas bisedën informative tha se masat për arrest shtëpiak për dy anëtarët e partisë janë rigoroze dhe kërkoi që të tërhiqen.

“Në Ditën e fitores ndaj fashizmit, një luftëtar i shquar kundër fashizmit dhe regjimit u thirr në bisedën informative për shkak të pjesëmarrjes në protestë anti- fashite. Siç i mposhtëm fashistët para 70 viteve, kështu do t’ju mposhtim edhe juve” tha Jovanoviq.

Ai shtoi se përveç dy anëtarëve Të së Majtës, që janë në arrest shtëpiak dhe Demiri i cili u ftua për bisedë informative, dje fizikisht është sulmuar aktivisti i lëvizjes majtiste “Solidariteti sepse ka mbajtur transparent në dorë.