Maqedoni “New York Times”: Perëndimi teston angazhimin e Maqedonisë drejt demokracisë

“New York Times”: Perëndimi teston angazhimin e Maqedonisë drejt demokracisë

 

Fuqitë perëndimore mbrëmë vunë nën pikëpyetje angazhimin e qeverisë maqedonase drejt demokracisë dhe vlerave evropiane, pasi nuk arriti të përgjigjet ndaj akuzave për keqpërdorim të mundshëm të pushtetit, shkruan gazeta amerikane “New York Times”.

Gazeta shkruan se qortimi i fuqishëm vijon pasi opozita me muaj të tërë publikon audio regjistrime nga bisedat e Gruevskit dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, përmbajtja e të cilave shkaktoi shqetësim tek Perëndimi për nivelin e demokracisë në Maqedoni.

 “Qeveria e Gruevskit të shtunën, në orët e hershme të mëngjesit, ka urdhëruar aksion policor kundër “terroristëve” etnik shqiptar në qytetin e përzier verior të Kumanovës, ku jetën e humbën tetë policë dhe 14 “terroristë” – shkruan gazeta amerikane “New York Times” duke shtuar se pakica shqiptare dhe opozita e kanë akuzuar qeveria se po përpiqet të shpërqendroj opinionin.

Gazeta gjithashtu shkruan se Perëndimi ka bërë thirrje për hetim rrënjësor për atë që ka ndodhur dhe se ambasadorët e SHBA-së, BE-së, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, në takimin me Gruevskin, e kanë kritikuar mossuksesin e autoriteteve në Shkup q që t’u përgjigje akuzave të opozitës për keqpërdorim të pushtetit.