Korrespondentë Reshjet e reja kërcënim serioz për fushën e Pellagonisë

Reshjet e reja kërcënim serioz për fushën e Pellagonisë

Reshjet e reja të shiut e kyçën dritën e kuqe në Pellagoni. Të mbjellat janë stërmbushur me lagështi, dhe paralajmërimet se të reshurat e shiut do të vijojnë edhe gjatë ditëve në vijim i shqetësuan kompetentët.

-E ndjekim situatën, por toka është tejngopur me lagështi dhe nëse vijojnë reshjet, do të kemi probleme-thotë Dimçe Joshevski nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim në Manastir. Duke u frikuar nga vërshimi i Cërna rekës, kompetentët apelojnë se pastrimi në etapa i brigjeve nuk është zgjidhje për problemin e madh me vërshimin e lumit gjatë reshjeve intensive dhe gjatë përmbytjes së mijëra hektarëve të tokës pjellore. Këto ditë filloi aksioni për pastrimin e bregut të Cërna Rekës në Fusë e Novacit, jo vetëm në pjesët më kritike, sepse janë ndarë vetëm 20 tonelata naftë.

 

А.B.