Maqedoni Bombat e reja të Zaevit sërish inspiruan përdoruesit e tuiterit

Bombat e reja të Zaevit sërish inspiruan përdoruesit e tuiterit

Lideri i partisë opozitare të LSDM-së Zoran Zaev sot sërish bëri bujë në  “Twitter”, me publikimin e vazhdimit të dytë të “bombës”.

Audio- regjistrimet në të cilat zbulohet se si kurdisen proceset gjyqësore, emërohen gjykatës dhe bëhen pazarllëqe partiake për pushtetin gjyqësor, ishin inspirim për përdoruesit e tuiterit, që edhe këtë ta shprehin nëpërmjet frymës së humorit.