Maqedoni Strategji e re mediatike e LSDM-së

Strategji e re mediatike e LSDM-së

Pas pjesëmarrjes së nënkryetares së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma dhe pas mungesës disa- ditore të Zoran Zaevit nga  pjesëmarrjet mediale në programet e transmetuara drejtpërdrejtë, është hapur tema për strategji të re të kësaj partie opozitare. Siç mësohet jozyrtarisht krerët e LSDM-së kanë vendosur lideri i partisë, Zoran Zaev të pushoj edhe nga pjesëmarrjet nëpër mediumet drejtpërdrejtë.

Arsye për këtë strategji janë pjesëmarrjet e shpeshta të Zaevit nëpër televizionet periudhën e kaluar, por edhe kujdesi që ato mos të dëmtojnë hetimin rreth padisë penale për mitmarrje që e ngriti MPB.

Këto të dhëna i demantuan  nga LSDM-ja. Zëdhënësi Petre Shilegov pohon se strategji të tillë si vendim i krerëve nuk ka.

-Secili vet vendos ku do të jetë mysafir. Ja, jemi mysafir edhe unë edhe Sheqerinska edhe Zaev- deklaroi Shilegov.