Maqedoni Normalizohet trafiku në Kumanovë.

Normalizohet trafiku në Kumanovë.

Trafiku në rrugën “11 Tetori” në qendër të Kumanovës është tërësisht i normalizuar. Automjetet policore që ishin vendosur në fillim të udhëkryqit mes rrugëve “Done Bozhinov” dhe “Goce Dellçev” nga një anë dhe në afërsi të xhamisë nga ana tjetër nuk janë dhe trafiku po zhvillohet pa pengesa.

Qytetarët kalojnë me makina ndërsa pa pengesa zhvillohet edhe transporti i udhëtarëve me autobusë. Në këto rrugë gjenden institucioneve dhe instancat e shtetit, gjykata, SPB Kumanovë, Komuna, filiali i Postës së Maqedonisë si dhe disa filiale të institucioneve shtetërore.