Maqedoni Nikollov: Gjykatësit kanë kapacitet dhe integritet që të kryejnë punën e tyre

Nikollov: Gjykatësit kanë kapacitet dhe integritet që të kryejnë punën e tyre

Kryetarja e Gjykatës Сupreme, Lidija Nedellkova, thotë se i ka dëgjuar regjistrimet, por se në emërimin e gjykatësve nuk ka pasur kurdisje. Ajo thotë se nuk ka pranuar dhurata dhe se më shumë i preferon perlat sesa kristalet “Svarovski”.

Nedellkova konsideron se gjykatësit kanë integritet dhe njohuri dhe se qytetarët duhet të besojnë në punën e tyre.

“Kjo u shndërrua në gjykim publik. Duhet të respektohet gjyqësori, e nëse edhe kjo ka ndodhur, nuk mund të komentoj sepse nuk e di- theksoi Nedelkova.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe Nikollço Nikollov, kryetari i Shoqatës së gjykatësve, i cili nuk dëshiron t’i komentoj regjistrimet e publikuara.

“Gjykatësit kanë kapacitet dhe integritet për ta kryer postin e gjykatësit në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën dhe me këtë sigurojnë gjykim të paanshëm, mbrojtjen dhe avancimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe respektimin e parimit të sundimit të së drejtës. Mos pritni nga unë të dal jashtë asaj që do të miratoj Këshilli ekzekutiv dhe është sublim i debatit për të cilin u morëm vesh se në bazë të saj do të dalim para opinionit- tha Nikollovski.

Sot në Maqedoni shënohet dita e gjyqësorit ndërsa Gjykata supreme shënoi 70 vite jubile nga ekzistimi i saj.