Maqedoni OJQ-të dhe LSDM sot do të vendosin nëse do ta largojnë kampin

OJQ-të dhe LSDM sot do të vendosin nëse do ta largojnë kampin

A do të ketë largim të kampit para Qeverisë, do të vendoset sot në takimin e krerëve të LSDM me OJQ-të. Pas takimit të djeshëm me partitë e bllokut opozitar, kryetari i LSDM ka marrë mbështetje të plotë për kthimin e lirisë dhe demokracisë në Maqedoni.

Në takim njëzëri është vërtetuar se Gruevski ka shkelur marrëveshjen e 2 qershorit dhe se bisedimet janë të pasuksesshme. Javën e ardhshme pritet të merren hapat e ardhshëm të opozitës.

Nga ana tjetër, VMRO DPMNE pas seancës së Komitetit ekzekutiv të mbajtur dje, njoftoi se në rrjedhën e tanishme të bisedimeve, VMRO DPMNE ka bërë shumë lëshime për kompromis dhe s’ka hapësirë për lëshime tjera, sidomos në pjesën e organizimit të qeverisë.

Prej atje thonë se ndryshimi i ministrave dhe kryeministrit është diçka që VMRO DPMNE nuk do të pranoj.

“Në rrjedhën e deritanishme të bisedimeve, VMRO DPMNE ishte tërësisht konstruktive dhe bëri shumë lëshime në drejtim të gjetjes së kompromisit për gjendjen politike. VMRO DPMNE në bisedimet e mëtejshme nuk ka hapësirë për lëshime tjera sidomos në pjesën e organizimit të Qeverisë dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. E dyta, raporti i LSDM-së në zgjedhje ishte i papërgjegjshëm dhe me dëshirë të qartë që ato të mos kenë sukses për dy qëllime. Qëllimi i parë i LSDM është që mos të ketë zgjedhje në prill të vitit 2016 sepse janë të vetëdijshëm se i pret një humbje e thellë. Qëllimi i dytë i LSDM është që kriza politike të shkaktoj krizë ekonomike, që LSDM e sheh si interes të vet partia dhe shpresë për sukses” thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.