Maqedoni Nesër pritet koordinim i ri për emërimin e kryetarit të Komisionit për...

Nesër pritet koordinim i ri për emërimin e kryetarit të Komisionit për mandat dhe emërime

As pas pauzës, partitë politike parlamentare sot nuk arritën marrëveshje për kryetarin e Komisionit parlamentar për mandat dhe emërim dhe anuluan koordinimin për nesër në ora 12.

Emërimi i kryetarit të Komisionit është bazë për caktimin e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, ku duhet të emërohet kryetari i institucionit ligjvënës.

Dje partitë u morën vesh vetëm rreth numrit të anëtarëve të Komisionit gjegjësisht VMRO DPMNE të ketë gjashtë anëtarë, LSDM pesë ndërsa nga një BDI dhe BESA.

Sipas VMRO DPMNE-së, kryetari i Komisionit për mandat dhe emërim duhet të zgjidhet nga grupi më i madh i deputetëve në Kuvend pa përjashtim, me çka nuk pajtohet LSDM, e cila konsideron se kryetari duhet ta jep shumicën në Kuvend.

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han dhe treshja evropiane Ivo Uajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn, pas takimeve të djeshme me liderët e partive politike parlamentare deklaruan se në ditët e ardhshme kërkojnë të shohin shtetësi serioze dhe përgjegjëse dhe formim të shpejtë të qeverisë së re.