Maqedoni Naser Selmani sërish u rizgjodh për kryetar të ShGM-së

Naser Selmani sërish u rizgjodh për kryetar të ShGM-së

Naser Selmani fitoi edhe një mandat të ri për kryetar të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. Në mandatin e ri, Selmani bëri të ditur se njëri prej prioriteteve do të jetë çështja e fushatave qeveritare, përmes të cilave financohen media të caktuara, e që duhet të realizohen në mënyrë transparente, derisa prioritet i dytë do të jetë dekriminalizimi i shpifjes. Por, kryesore mbetet beteja për liri për gazetarin Kezharovski.

Për Selmanin votuan 154 anëtar të shoqatës derisa kundërkandidati i tij Semi Mehmeti, nga portali Almakos fitoi 21 vota.

Përveç kryetarit të SHGM-së, sot u zgjodhën edhe anëtarët e Këshillit drejtues, mbikëqyrës dhe anëtarë të Këshillit të nderit.