Maqedoni Avancim në bisedimet mes Greqisë dhe kreditorët

Avancim në bisedimet mes Greqisë dhe kreditorët

 

Ministrat e Financave në Bruksel pas një takimi prej 8 orësh pa një rezultat përfundimtar njoftohet se do të mbajnë një takim tjetër para Samitit të BE-së.

Kryetari i Eurogrupit dhe Ministri hollandez i Financave, Jeroen Dijsselbloem, në një deklaratë të shkurtër pas takimit tha ”folëm thellësisht për çështjen e Greqisë. Diskutuam çështjet e kredibilitetit dhe të sigurisë. Është shumë e vështirë, por përpjekjet vazhdojnë ende”.

Greqia e cila nuk ka arritur ende të përmirësojë ekonominë e saj me 2 paketat e shpëtimit prej 240 miliardë eurosh të marra në 5 vitet e fundit kërkon një paketë të tretë nga kreditorët me 53.5 miliardë euro për tre vjet. Reforma e pensioneve të premtuara nga Greqia dhe reformat e tjera të cilat përfshijnë një sërë masash të tjera shtrënguese si rritja e taksave dhe privatizimet cilësohen si të vonuara dhe të pamajftueshme.

Liderët e Eurozonës të cilët u mblodhën në Bruksel ditën ë martë pas refuzimit me referendumin e mbajtur me 5 korrik në Greqi të kushteve të kreditorëve për një paketë të re shpëtimi i kishin njohur një afat 5 ditorë Athinës zyrtare.