Ekonomi Tur-operatori më i vjetër në botë “Thomas Cook Group” në Maqedoni

Tur-operatori më i vjetër në botë “Thomas Cook Group” në Maqedoni

­ Përfaqësuesit e tur -operatorit më të madh dhe më të vjetër në botë “Thomas Cook Group” nga Anglia prej sot janë për vizitë në Maqedoni, kumtuan nga Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit (APMT). Drejtori i Agjencisë, Kristian Xhambazovski në takim me drejtorin e “Thomas Cook Group” në selinë e kompanisë në Angli, Tim Xhots, në të cilën kanë marrë pjesë edhe menaxherët e kompanisë për Gjermaninë dhe për Belgjikën, Feliks Hortolami dhe Stefani Xholi ia ka prezantuar kushtet të cilat i ofron Qeveria për subvencionimin e turizmit si dhe investimin në marketing i cili është ekonomik për Maqedoninë. “Të inkurajuar nga rezultatet dhe të dhënat statistikore për rritjen e numrit të turistëve të huaj gjatë këtij sezoni, i cili është në jehonë të plotë, Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit në vazhdimësi punon në hapjen e tregjeve të reja turistike. Agjencia do të vazhdojë edhe më tej t’ua japë mbështetjen e nevojshme tur- operatorëve të huaj përmes ndarjes së subvencioneve për qarkullim të huaj turistik në vend”, theksohet në kumtesën e Agjencisë