Maqedoni MPB kontrrollon informacionet për grupet e armatosura në Kumanovë dhe Zajas

MPB kontrrollon informacionet për grupet e armatosura në Kumanovë dhe Zajas

Duke u thirrur në të dhëna nga mediumet, portali “Almakos” dhe gazeta “Lajm” mbrëmë publikuan lajm se në Kumanovë dhe në rrethinën e fshatit Zajas të Kërçovës janë vërejtur grupe të armatosur.

Siç njoftojnë mediumet, banorët e Zajasit, gjoja, kanë vërejtur grup prej 50 personave të armatosur, por nuk ka qenë e njohur nëse mbajnë uniforma ushtarake dhe simbol dhe me çfarë armë posedojnë. Sipas të dhënave në të cilat thirret “Almakos” dhe “Lajm” banorët e fshatit janë ankuar për kontrollime të shumtë nga policia.

Nga MPB as nuk i konfirmuan e as i demantuan këto të dhëna.

“Ne po i verifikojmë njohuritë operative që kanë ardhur tek ne” deklaroi për “Meta” zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.