Maqedoni Mogerini: Atë që e pamë në Shkup është shumë e dhimbshme

Mogerini: Atë që e pamë në Shkup është shumë e dhimbshme

Atë çfarë pamë dje në Shkup është veçanërisht shqetësuese dhe shumë trishtuese për të gjithë ne, ka deklaruar sot në Valetë të Maltës, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe për siguri të BE-së, Federika Mogerini.

Ngjarjet e mbrëmshme në Kuvendin maqedonas ishte tema kryesore që para gazetarëve e hapi Mogerini, pak para fillimit të takimit joformal të ministrave të jashtëm të vendeve- anëtare të BE-së dhe kandidatëve për anëtarësi në BE, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

“Ajo që pamë dje në Shkup është veçanërisht shqetësuese dhe shumë e trishtuar për të gjithë ne. Dhunën gjithmonë e vlerësojmë papranueshme, aq më tepër kur kjo ndodh në një shtëpi të demokracisë – në Parlament. Ne besojmë se të gjithë në Shkup duhet të ndjekin parimet e Kushtetutës, demokracisë dhe të përpiqen për të nxjerrë vendin nga kjo krizë e rëndë, e cila mund të jetë e rrezikshme’, tha Mogerini.

 

Në takim, siç njoftuan sot nga MPJ, me ftesë të Mogerinit merr pjesë edhe shefi në largim i diplomacisë së Maqedonisë, Nikola Poposki.