Maqedoni MPJ: Nuk ka datë për marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë

MPJ: Nuk ka datë për marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë

Nuk është saktësuar datë për nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarinë- njoftojnë nga MPJ-ja e Maqedonisë, pas shkrimeve të mediumeve bullgare se dihet kur të dyja palët do të vendosin firmat e tyre në këtë dokument.

Nga MPJ shtojnë se me siguri “krijohet huti me datën për takim të grupeve të punës të dy ministrive të cilat punojnë në përpilimin e marrëveshjes”.

Siç shkruan gazeta bullgare “24 çasa” ministri i jashtëm i Bullgarisë, Daniel Mitov, gjatë vizitës në Shkup, me shefin e diplomacisë maqedonase, Nikolla Popovski do të bisedojnë për përgatitjet rreth firmosje së marrëveshjes për marrëdhënie ndër- fqinjësore, si dhe për çështje tjera dypalëshe.

“Tanimë është përcaktuar edhe data kur ekipet e ministrive të jashtme të dy vendeve do ta nënshkruajnë marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë”, shkruan “Televizia Evropa” bullgare.