Ekonomi Ministria e financave mori borxh prej 19 milion eurove te kreditorët vendor

Ministria e financave mori borxh prej 19 milion eurove te kreditorët vendor

Ministria e financave mori borxh prej 19 milion eurove te kreditorët vendor. Në bazë të borxheve të arritura për pagesë, Qeveri sot duhet të shlyej 9 milion euro borxh.

Kohëve të fundit, zv- ministri plotësues i financave, Kire Naumov paralajmëroi se me këtë tempo të huamarrjes, deficiti i planifikuar për tërë vitin 2016-të do të realizohet në muajin maj.

Ai njoftoi se ministri i financave Zoran Stavrevski ka caktuar edhe 23 ankande të letrave shtetërore me vlerë në 6 muajt e parë të këtij viti.