Maqedoni Milovanoviq- Fazliu: Pushteti maqedonas është si ai i Putinit dhe i Erdoganit

Milovanoviq- Fazliu: Pushteti maqedonas është si ai i Putinit dhe i Erdoganit

Qeveria maqedonase përmes mediumeve që i kontrollon dhe fushatat e shtrenjta të marketingut përhap dhe përforcon idenë se maqedonasit zhduken dhe janë të sulmuar, shkruan Ana Milovanoviq- Fazliu, e bija e ish ambasadores amerikane në Maqedoni, Xhilijen Milovanoviq.

Milvanoviq- Fazliu në tekstin e publikuar në faqen e internetit “Aleanca për ndërtimin e paqes“,krahas asaj që ofron histori për shtetin maqedonas dhe marrëdhëniet maqedonase- shqiptare, shton se shkak për këtë fushatë është rritja e popullatës shqiptare në Maqedoni, mos- pranimi i emrit nga Greqia si dhe mos-pranimi i historisë dhe gjuhës nga Bullgaria.

E bija e ish ambasadores, në tekst flet edhe për “bombat” e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, të cilat siç thotë, zbulojnë mungesën e integritetit demokratik në Maqedoni.

“Persona të shquar nga qeveria dhe partia e VMRO DPMNE janë regjistruar duke bërë presion ndaj gjykatësve, mediumeve, duke kurdisur zgjedhje dhe duke frikësuar anëtarë të VMRO-së. Kryeministri pohon se Zaev po përgatit puç shtetërorë kundër tij dhe se dëshiron të destabilizoj shtetin. Aleati i Maqedonisë, Turqia përdorte retorikë të ngjashme për t’i njollosur protestat anti- qeveritare në vitin 2013, thuhet në tekst.

Milvanoviq- Fazliu thekson se dy përfaqësues të BE-së kanë vërejtur diskriminim të turpëshëm në bisedat, ku me fjalë fyese përmendet shqiptarët dhe romët.

“Ministrja e brendshme është incizuar duke thënë se është në rregull të mbahen 11 shqiptarë në burg, edhe pse nuk ka dëshmi për fajin e tyre sepse burgjet ashtu se ashtu janë plotë me “shiptari”, shtonMilvanoviq- Fazliu duke thënë se të drejtat e pakicave gjithashtu nuk janë prioritet as i opozitës.

OJQ-të e vendit sipas Milvanoviq- Fazliu janë dobësuar për shkak të pohimeve të VMRO-së se shumica e atyre  që i mbrojnë të drejtat e garanturara të njeriut janë “sorosoid”, ithtarë të Xhorxh Sorosit dhe se janë pjesë e komplotit kundër Maqedonisë.

“Opozita kërkon reforma që janë në linjën e njëjtë me qëndrimet e organizata e huaj joqeveritare. Pikërisht për këtë VMRO-ja akuzon opozitën se punon për interesa të huaja. Kjo është e ngjashme me qasjen ruse ndaj OJQ-ve si dhe i Taxhakistanit. Duke i mbyllur organizatat joqeveritare, pushteti shkatërron përpjekjet e qytetarëve që të formojnë grupe interesi, që do t’i përfaqësojnë të drejtat e tyre”, thuhet më tej në tekst.