Maqedoni Metodia Veliçkovski është kryeshefi i ri i shtatmadhorisë së ARM-së

Metodia Veliçkovski është kryeshefi i ri i shtatmadhorisë së ARM-së

Gjeneral majori Metodia Veliçkovski është kryeshefi i ri i shtatmadhorisë së Armatës së R. së Maqedonisë. Ai në këtë post vjen në vendin e kryeshefit Goranço Koteski.

Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov dje pasdite ka firmosur vendimin për emërimin e kryeshefit të ri të shtatmadhorisë pasi Koteski më herët ishte shkarkuar nga funksioni. Ndërkaq, Goranço Koteski 1 vit e kryente postin e kryehefit të ARM-së me mandat të kaluar.

Siç transmeton “Nota TV” spekulimet janë se Metodia Veliçkovski është zgjidhje kompromisi për shkak të ballafaqimit të interesave të cilat janë paraqitur sepse presidenti i shtetit dhe partia në pushtet kanë pasur favorit të ndryshëm që kanë dashur t’i emërojnë në këtë post.