Maqedoni MASH nuk lejon fëmijët nga Komuna Qendër të shkojnë më herët në...

MASH nuk lejon fëmijët nga Komuna Qendër të shkojnë më herët në pushime

Ministria e arsimit refuzoi kërkesën e Komunës Qendër që fëmijët e shtatë shkollave fillore të shkojnë më herët në pushim, për shkak të ndotjes enorme të ajrit.

Kryetari i kësaj komune Andrej Zhernovski para pak kohe dorëzoi kërkesë deri te MASH që fëmijët të lirohen nga procesi arsimor, për shkak të niveli të lartë të grimcave PM10 dhe PM 2,5 në ajër.