Kulturë Bashkëpunimi në sferën e kulturës

Bashkëpunimi në sferën e kulturës

„Bashkëpunimi shqiptaro- maqedonas në sferën e kulturës po zhvillohet me sukses dhe me kënaqësi të ndërsjellët. Po realizohet përmes aktiviteteve të shumta në pjesën e mbrojtës së trashëgimisë kulturore, me pjesëmarrje të teatrove nga Maqedonia në Shqipëri si dhe pjesëmarrje reciproke të teatrove të Shqipërisë në festivalet ndërkombëtare në vendin tonë. I rëndësishëm është edhe bashkëpunimi në skenën muzikore, folklorike dhe në aktivitetet botuese, si dhe artin filmik, ku janë realizuar projekte bashkë-produktive “ rranë në përfundim ministret e kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe së Republikës së Shqipërisë, Elizabeta Kançeska-Milevska dhe Mirela Kumbaro në takimin në Tiranë.

Programi për bashkëpunim në sferën e kulturës ndërmjet Ministrisë së kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë për periudhën 2015-2020, e nënshkruar prej ministres së Maqedonisë Elizabeta Kançeska-Milevska dhe prej koleges së saj shqiptare Mirela Kumbaro , në Tiranë, do të shënoj impuls të ri në kontaktet e mëtejme produktive.

Me nënshkrimin e programit për bashkëpunim, do të hapë mundësi që në nivel vjetor të  ketë aktivitete që do të realizohen ndërmjet dy shteteve. Dokumenti paraqet kornizë ligjore për nxitjen e bashkëpunimit si dhe intensifikimin e këmbimit të projekteve ndërmjet institucioneve të kulturës të të dyja shteteve.