Ekonomi Maqedonia pret shmangien e barrierave për eksportin e ilaçeve në Shqipëri dhe...

Maqedonia pret shmangien e barrierave për eksportin e ilaçeve në Shqipëri dhe të verërave në Serbi

Pas dy ditësh panel diskutim, në kuadër të javës së CEFTA-s 2014 në të cilat u diskutua për temat e rritjes së investimeve të rajonit CEFTA, për zinxhirin rajonal të vlerave, në aspektet globale dhe rajonale të lehtësimeve nga tregtia me CEFTA, u mbajt forumi i odave ekonomike i rajonit – CEFTA, në të cilën ministri i ekonomisë, Bekim Neziri, sot kuvendoi me 8 komitetet me përbërje të përzier.
Në këtë komitet, ministritë dhe përfaqësuesit e autorizuar të palëve nënshkruese të CEFTA-s, theksuan rëndësinë e ndërmarrjes së përpjekjeve të kushtuara në intensifikimin e zbatimit e marrëveshjes CEFTA, si bazë themelore juridike për liberalizimin e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, lehtësime në tregtinë dhe thjeshtësimin e procedurave, eliminimin e barrierave jotarifore në treg , rritjen e transparencës dhe për përforcimin e bashkëpunimit rajonal në politikat e investimit të promovimit.

Ministri i ekonomisë parashtroi edhe vendimet e barrierave të caktuara të cilat u propozuan në seancën e sotshme.

– Maqedonia ka barriera për eksportin e ilaçeve në Shqipëri, si dhe për eksportin e verërave në Serbi. Në seancë morëm vendimin që në periudhën e ardhshme Republika e Shqipërisë të shqyrtojë mundësinë të bëjë ndryshime të Ligjit të shëndetësisë, në pjesën me të cilën rregullohet importi i ilaçeve, që parasheh që ilaçet të cila eksportohen të jenë të regjistruara në vendin në të cilin prodhohen si dhe në vendet anëtare të BE-së. Nga Shqipëria kërkova të heq barrierat dhe ilaçet nga Maqedonia të mundet lirisht të importohen – tha Neziri.