Maqedoni Maqedonia do të kërkoj ekstradimin e Osmanit

Maqedonia do të kërkoj ekstradimin e Osmanit

Autoritetet kosovare kanë njoftuar MPB-në e Maqedonisë se është arrestuar Sulejman Osmani nga f. Brezë, për të cilin MPB kishte lëshuar flet- arrest ndërkombëtarë përmes Interpolit.

Sipas MPB-së, ai ka qenë pjesë e grupit që mori pjesë në sulmin e Lagjes së trimave në Kumanovë më 9 maj, por kishte arritur t’i arratiset policisë. Ai ngarkohet për veprën penale terrorizëm ndërsa ka dyshime se ka qenë pjesë e sulmit ndaj karakollit në Gushincë. Osmani gjendet në arrest në Kosovë ndërsa MPB sipas dispozitave ligjore do ta informoj Ministrinë e drejtësisë për të filluar ekstradimin e tij.