Maqedoni Maqedonia fitoi grant të ri prej 4 milionë eurosh për HIV/SIDA, tuberkulozë...

Maqedonia fitoi grant të ri prej 4 milionë eurosh për HIV/SIDA, tuberkulozë dhe malarie

Ministria e Shëndetësisë mori pjesën e dytë të grantit nga Fondi Global për HIV/SIDA, tuberkulozin dhe për malarien, në vlerë prej 4 milionë eurosh, i cili do të filloj të realizohet në periudhën 2015/2016, informoi sot në pres-konferencë ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov.

Faza e dytë prej 4 milionë euro është pjesë e grantit për periudhën nga viti 2012-2016, në shumë prej gjithsej 10 milion eurove, prej të cilave 6 milionë euro ishin për fazën e parë të vitit 2012-2014.

Financat e pjesës së dytë të grantit, sqaroi ministri, dedikohen për Ministrinë e Shëndetësisë, për shoqatat qytetare, ndër të cilat: HOPS, HERA, EGAL, Kryqin e kuq- Shkup, si dhe për Klinikën e sëmundjeve infektive dhe gjendjes febrile dhe Spitalin Psikiatrik- Shkup.

– Prej investimeve të cilat janë realizuar me këto mjete, me të cilat dukshëm kontribuuam për avancimin e kujdesit dhe në trajtimit të kategorive të ndjeshme, siç janë personat me hepatit C ose personat me HIV/SIDA dhe njëherësh i avancuam kushtet për diagnostikimin në kohë dhe trajtimin e hershëm, me çka në mënyrë serioze zvogëlohet mundësia për bartjen e mëtejme të HIV-it – theksoi Todorov.

Ministri informoi që prej grantit më të ri nga Fondi global, ministria është furnizuar me sistem për gjenotipizimin dhe për detektimin e HIV-it, i cili do të jetë i vendosur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Gjendjes Febrile.