Maqedoni LSDM dorëzoi 984 amendamente për formimin e universitetit të ri

LSDM dorëzoi 984 amendamente për formimin e universitetit të ri

Grupi i deputetëve të LSDM-së dorëzoi 984 amendamente për propozim- ligjin e formimit të universitetit “Dame Gruev”.

Goran Sugareski, koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, thotë se me vendimin për formimin e universitetit të ri tërësisht është shkelur procedura për marrjen e vendimeve për formimin e universitetit të ri.

“Si opozitë, pyesim Qeverinë pse nuk është dorëzuar deri te deputetët elaborat për formimin e universitetit për shqyrtim? Gjithashtu, ku është vendimi i Këshillit për akreditim me të cilin jepet mendimi për universitet të ri? Pse ende mbahet në fshehtësi përbërja e Këshillit për akreditim? Deputetët nuk i kanë në shqyrtim mendimet profesionale të fakulteteve ekzistuese për nevojën e formimit të një universiteti tjetër. VMRO DPMNE edhe njëherë në mënyrë kontrabanduese dëshiron të fut këtë vendim pa u respektuar ligjet dhe procedurat në këtë shtet” deklaroi Sugareski.

Ai shtoi se LSDM dhe opozita nuk do të lejojnë krijimin e fakulteteve të reja, qëllimi i të cilëve është akomodimi i partizanëve partiak të VMRO DPMNE.