Maqedoni Lidhja Demokratike, FRODEM, DEMOS dhe MORO-Partia e Punës formuan Koalicion për ndryshime...

Lidhja Demokratike, FRODEM, DEMOS dhe MORO-Partia e Punës formuan Koalicion për ndryshime dhe drejtësi

Platforma me moton “Ndryshime dhe Drejtësi” do të jetë jetë një ofertë e re sfiduese në skenën politike.

Sipas Pavle Trajanov, kryetari i Lidhjes Demokratike në kuadër të këtij koalicioni janë Lidhja Demokratike, FRODEM, DEMOS dhe MORO-Partia e Punës.  Ai tha se ky koalicion do të bojkotojë zgjedhjet e 5 qershorit, ndërsa si propozim për të ndihmuar zgjidhjen e krizës është formimi i një qeverie ekspertësh.

“Përcaktimi jonë i fuqishëm është se Maqedonia patjetër duhet të zbatohet reforma të thella, që të ketë kushte për zgjedhje të lira, të besueshme dhe demokratike” tha Trajanov duke shtuar se zgjedhjet do të anulohen sepse nevojitet formimi i qeverisë së ekspertëve.