Ekonomi Këtë verë presim 10% më shumë turist të huaj se vitin e...

Këtë verë presim 10% më shumë turist të huaj se vitin e kaluar

Para sezonit veror, punonjësit turistik presin më shumë mysafir të huaj se vitin  e kaluar ndërsa vlerësimet tregojnë se numri do të jetë më i madh për 10%.

Turistët e parë nga Danimarka udhëtuan për në Ohër ndërsa në fillim të muajit maj priten mysafirët tradicional nga Holanda dhe Belgjika.

Drejtori i Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit, Kristian Xhambazovski, pret se do të kemi sezon të suksesshëm turistik gjegjësisht se do të ketë rritje të numrit të turistëve të huaj për 10 deri 13%.

Për ndërtimin e hoteleve të reja në rajonin e Ohrit dhe Strugës, thotë se rëndësia e tyre është shumëkahëshe e jo vetëm për zhvillimin e turizmit lokal.

“Ndërtimi i komplekseve hotelierike kontribuon që të formohen kuadro cilësore, të përmirësohen shërbimet dhe konkurrenca e prodhimit maqedonas turistik. Turizmi është industri komplekse, ka gjëra që kontribuojnë për zhvillimin e tij dhe gjendje që mund të përmirësohen, deklaroi Xhambazovski në 20 vjetorin e ekzistimit të grupacionit “Fibula”.

Infrastruktura është një prej dobësive të turizmit tonë ndërsa si mungesë këtë e theksojnë edhe turistët e huaj. Megjithatë, sipas Xhambazovskit përmirësimi i infrastrukturës është proces pa fund.

Sipas të dhënave të Entit shtetërorë të statistikë, numri i turistëve në muajin shkurt të këtij vitit është 29. 473 turist ndërsa numri i bujtjeve 62.297.

Në raport me  muajin shkurt të vitit 2014, numri i turistëve është shtuar për 9% ndërsa numri i bujtjeve për 2,8%.

Numri i turistëve vendor në muajin shkurt të vitit 2015 në raport me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është zvogëluar për 11,6% ndërsa ai i të huajve ka shënuar rritje prej 23,5%.

Numri i bujtjeve të turistëve vendor në muajin shkurt 2015 në raport me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është zvogëluar për 13,1% ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 16%.

Në periudhën janar- shkurt 2015, në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 7,6% edhe atë: tek turistët vendor ka ulje prej 5,6% ndërsa tek të huajt rritje për 18,2%.

Në periudhën janar- shkurt 2015, në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i bujtjeve është rritur për 1,7% edhe atë: tek turistët vendor ulje prej 12,1% ndërsa tek të ato të huajt rritje për 15%.