Maqedoni Në 56% të rasteve, mjekët pa nevojë kanë shkruar antibiotikë

Në 56% të rasteve, mjekët pa nevojë kanë shkruar antibiotikë

Кrejtësisht pa nevojë janë shkruar antibiotikët në 56% të rasteve me problemet e frymëmarrjes, pa u bërë paraprakisht analiza shtesë- ka treguar hulumtimi i Shoqatës së specialistëve së mjekësisë familjare – grupi respirator dhe Qendra për mjekësi familjare pranë Fakultetit të medicinës në Shkup, njofton “Nova TV“.

“Ky hulumtim tregon se duhet të bëhet edhe shumë në lidhje me edukimin e popullatës dhe mjekëve, por duhet aktivitete të caktuara të ndërmerren edhe nga institucionet kyçe, siç është Fondi i sigurimit shtetërorë dhe Ministria e shëndetësisë” deklaroi Ramdila Ristovska, kryetare e Shoqatës së specialistëve të mjekësisë familjare – grupi respirator, njofton “Nova TV”.

Siç shkruan portali, në botë numri i antibiotikëve të dhënë shënon rënie ndërsa me fushata të organizuara për përdorimin e antibiotikëve në Danimarkë është zvogëluar në 32%, Suedi 37%, Holandë 34%, Norvegji, 27% dhe Spanjë 20%.

Trendi në këto vende vazhdon me imponimin e kritereve më rigoroze për dhënien e antibiotikëve, që kërkojnë edhe analiza shtesë.

Vendet me nivel të lartë të përdorimit të antibiotikëve, siç është Maqdonia, kanë shkallë më të lartë të rezistencës, që çon në vdekshmëri më të madhe.