Kronikë Kosova ekstradoi Almir Drpljanin

Kosova ekstradoi Almir Drpljanin

Policia kosovare ekstradoi Almir Drpljanin i cili në vitin 2010 në mungesë u dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e Afrim Arifi, pjesëtarit të njësitit policor “Alfa” të cilin e vrau para Fakultetit matematiko- natyrorë.

Drpljanin u arrestua para dy viteve në Uroshevac ndërsa sot pasdite iu dorëzua policisë maqedonase.

Për vrasjen e policit, përveç Drpljanin të dënuar me burg të përjetshëm janë edhe Rexhail Kerimi dhe Agim Islami ndërsa 6 vjet burg për ndihmë është dënuar Ramadan Shaqiri. Të dënuarit në vitin 2008 tek parkingu i fakultetit matematiko- natyrorë kanë shkrepur 70 plumba dhe me vdekje kanë qëlluar Arifin ndërsa kolegët e tyre kanë marrë lëndime të rënda.

Nga MPB të dhëna më të hollësishme paralajmërojnë për nesër.